Rajonet polare të Hënës, ku u zbulua akull uji, mund të përdoren potencialisht për të krijuar në të ardhmen baza të banuara atje, njoftoi Drejtori i Institutit të Kërkimeve Kozmike të Akademisë së Shkencave të Rusisë Lev Zelenij.

Sipas fjalëve të tij, në një të ardhme jo fort të largët, këto zona të Hënës mund të shfrytëzohen për vendosjen e observatorëve ndërkombëtarë për monitorimin e një mase të tërë dukurish radioastronomike, meqenëse në Tokë studime të tilla vështirësohen nga prezenca e atmosferës dhe radio ndërhyrjeve.

Për konstruktimin dhe mirëmbajtjen e një observatori të tillë nevojitet prezenca, të paktën në mënyrë periodike, e njeriut atje. Sipas mendimit të shkencëtarit, një kompleks i ngjashëm mund të krijohet në 40-50 vjet.

0Në vitet e ardhshme planifikohet zgjedhja e vendit të përshtatshëm për ndërtimin e bazave të banuara. Do të kontribuojnë për këtë qëllim rover-at hënorë dhe aparatet kozmike që kthehen automatikisht në Tokë.