BE e motivon futjen e masave protekcioniste me faktin se autoritetet e Republikës Popullore të Kinës i bllokojnë qasjen ndërmarrjeve evropiane në segmente të caktuara të tregut.

Sipas fjalëve të Komisionerit Evropian për Tregtinë Karel de Gucht, zhvillimin e aktivitetit të biznesit për kompanitë evropiane në Kinë e vështirëson politika për tregtinë që ndiqet nga autoritetet lokale, e cila bazohet, ndër të tjera, “në qasjen ekskluzive, monopole tek lëndët e para”.

Deklaratat e zyrtarëve të Komisionit Evropian përkojnë pothuajse fjalë për fjalë me ato që shprehen në Uashington. Duke dalë përpara Kongresit me mesazhin e vet të përvitshëm Barack Obama i bëri gjithashtu thirrje Kinës për të hequr dorë nga dumping dhe protekcionizmi. Gazetarët numëruan se Presidenti i SHBA në fjalimin e vet e përmendi pesë herë Kinën në aspektin negativ. Po ashtu si dhe pretendimet nga ana e BE-së, kërkesat amerikane ndaj Kinës ngjasojnë shumë me ultimatumin.

Të hënën OBT-ja mori vendimin për ta pranuar si të justifikuar kërkesën, padinë e SHBA dhe BE-së, të cilat këmbëngulin për mospajtimin e kufizimeve, që kanë vendosur autoritetet e Kinës në sferën e eksportit të mallrave të ndryshme, me normat e OBT-së. Siç mendon bashkëpunëtori kryesor shkencor i Institutit për Studime të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë, rritja e kontradiktave në tregtinë botërore ka karakter objektiv:

- Situata në tregtinë ndërkombëtare dhe financat ndërkombëtare është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme. Janë prekur lojtarët kryesorë të tregut ndërkombëtar - zona e euros, BE dhe Kina. Kina ankohet se shkelen rregullat, para së gjithash nga BE-ja dhe SHBA. Në përgjigje Bashkimi Evropian akuzon Kinën për të njjtën gjë.

BE-ja ndodhet në situatën më të disfavorshme. Vala e re e krizës po shkatërron nyjet lidhëse ekonomike dhe politike të këtij Bashkimi. Kina po pëson humbje të mëdha nga rënia e vlerës së euros, meqenëse kjo redukton avantazhin konkurrues të industrisë kineze në tregtinë me Evropën dhe SHBA. Secila palë ka ndërmarrë masat e veta protekcioniste, ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, në sferën e financave dhe kreditit. Si rezultat krijohen hendeqe të mëdha në interesat e lojtarëve kryesorë dhe minohet në një shkallë jashtëzakonisht të lartë nga këto ndasi, përçarje uniteti i tregut botëror, - tha kinologjisti rus Jakov Berger.

Kundruall sfondit të krizës në plan të parë dalin për Perëndimin faktorët e sigurisë ekonomike, rritjes së nivelit të punësimit të popullsisë, minimizimit të varësisë nga importet dhe, rrjedhimisht, interesat e zhvillimit të prodhimit vetiak (kombëtar).

0Kinës, e cila është shndërruar prej kohësh në fabrikë botërore, do t’i duhet të përballet jo vetëm me SHBA dhe BE-së, por dhe të përballojë konkurrencën me Indinë dhe vende të tjera në zhvillim të shpejtë si, për shembull, Vjetnami.

I. Denosov