Ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimin e ndërprerë mbrëmë për shkak të stuhisë të ekuipazhit të anijes së mallrave “Vera” (“Besimi”), e cila u fundos të martën pranë brigjeve të provincës turke Zonguldak.

0Anija nën flamurin e Kambozhias po lundronte nga porti rus i Rostovit për në portin turk Nemrut. Pasi u përfshi në vorbullën e një stuhie të fuqishme anija filloi të mbushet me shpejtësi të madhe me ujë në pjesën e përparme dhe brenda disa minutave u mbyt. Në përbërjen e ekuipazhit të saj ishin 10 ukrainas dhe një qytetar gjeorgjian. Tre marinarë u shpëtuan, të tjerët cilësohen tani për tani si të humbur pa lënë gjurmë.