Shkarko audiofailin
Që nga viti 1898, kur Qefini i Torinos u fotografua për herë të parë, vërtetësia e tij u bë objekt debatesh të nxehta. Luciano Buzo, piktor dhe restaurator nga qyteti italian Treviso, është mëse i bindur se Qefini u krijua nga piktori i madh italian i mesjetës Giotto di Bondone.

Zoti Buzo i tregoi korrespondentes së Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në Romë Marina Tantushian mbi teorinë e vet. Ajo është e bazuar në teknikën e veçantë të mbishkrimeve të fshehta:

- Gjatë zhvillimit të këtij hulumtimi mua mu nevojitën vetëm ato metoda, të cilat u shfrytëzuan prej meje në periudhën e studimit të veprave të tjera të artit të krijuara nga Giorgione, Giotto dhe Leonardo da Vinçi, të cilët përdornin teknikën e veçantë të mbishkrimeve të fshehura. Në rastin me Qefinin e Torinos për mua qe e mjaftueshme të merrja në duar vetëm foton e saj, meqenëse qasje të drejtpërdrejtë tek ai nuk kisha.

Fakti, se të gjitha teoritë ekzistuese në lidhje me Qefinin e Torinës ishin të destinuara në një shkallë apo një tjetër të hidheshin poshtë, u bë e qartë për mua që në vitet 1980-të, kur një grup shkencëtarësh me autoritet mbarëbotëror, i cili mori një copëz të vogël nga Qefini për zhvillimin e analizës me metodën e radiokarbonit, përcaktoi si periudhë të krijimit të tij vitet 1280-1320. Por bile edhe kjo teori e shkencëtarëve me nam botëror, të cilët shfrytëzuan teknologjitë më moderne dhe metodologjinë më të përparuar të asaj kohe, dështoi. Sipas pikëpamjes sime, çdo teori e lidhur me Qefinin e Torinos do të bëhet në mënyrë të pashmangshme objekt mohimi.

Përsa i përket rezultateve të studimeve të fundit, që bien në kundërshtim të plotë me vëzhgimet e mia, mund të them vetëm një gjë: ata, që venë në dyshim teorinë time, do tu duhet të kalojnë nëpër duar gjithë punën e bërë nga unë për studimin e qindra tabllove, të pikturuara në periudhën nga viti 1300 e deri në vitin 2010, në çdonjërën prej të cilave unë kam zbuluar mbishkrimet e fshehura. Në të ardhmen e afërt do të dalë në dritë libri, në të cilin në mënyrë të qartë dhe të detajuar do të sillen të gjithë shembujt e zbuluar prej meje të mbishkrimeve të fshehura. Në qoftë se prezenca e këtyre mbishkrimeve është provuar, përse duhet mohuar atëhere teoria ime, e cila dëshmon se Qefini i Torinos u krijua nga piktori i madh italian i mesjetës Giotto di Bondone në vitin 1315?

Marina Tantushian