Gazeta “The Washington Post” të mërkurën do të dalë me një shtojcë speciale prej 6 faqesh dedikuar si reklamë Ukrainës, njoftoi sot Kreu i Departamentit të Politikave të Informacionit të MPJ të Ukrainës Oleg Volloshin.

Sipas fjalëve të tij, ky projekt po realizohet me iniciativën e Ambasadës së Ukrainës në Shtetet e Bashkuara dhe financohet nga fondi qeveritar. Nga mjetet e buxhetit për këtë shtojcë reklamimi u shpenzuan rreth 100.000 $.

0Ai njoftoi gjithashtu se në këtë shtojcë ka fare pak politikë. Ajo i kushtohet, kryesisht, kulturës dhe ekonomisë, ndërsa përzgjedhja e materialeve në të ndjek si qëllim “rritjen e imazhit të Ukrainës” dhe demonstrimin e tolerancës së vendit.