Shuma e përafërt e dëmit, që u shkaktua si rezultat i daljes nga shinat të trenit me vagona-çisterna të mbushur me naftë, i tejkalon 2.6 milionë $, njoftoi sot Zëvendëspresidenti i kompanisë “Rrugët Hekurudhore të Rusisë” Vadim Morozov.

Shiko galerinë fotografike

Duke vënë në dukje se shifra e sipërpërmendur nuk përfshin dëmin që iu shkaktua ekologjisë, për shkak të derdhjes dhe djegies së naftës, Vadim Morozov deklaroi se me 922.000 $ vlerësohet dëmi që iu shkaktua vetë trenit, ndërsa edhe me 658.000 $ çmimi i vetë naftës. “Binarët, traversat, instalimet dhe këto nuk janë vlerësimi i plotë i dëmit. Në total dëmi i shkaktuar nga ky aksident vlerësohet me shifrën 2.6 milionë $”, - tha ai.