Italianët filluan të financojnë ndërtimin e reaktorit termobërthamor në Rusi pa pritur nënshkrimin e marrëveshjes ndërqeveritare. Fjalë bëhet për krijimin e tokamak-ut (dhomës toroidale me bobina magnetike) Ignitor për ndezjen e reaksioneve termobërthamore dhe studimin e plazmës së dendur me temperaturë të lartë.

0Fakti, se evropianët nuk hoqën dorë nga realizimi i projektit bile edhe në kohë krize, flet për rëndësinë e tij të madhe dhe njohjen globale të shkencëtarëve rusë, mendon përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore ruse “Instituti Kurçatov” Mihaill Subbotin. Supozohet që konstruktimi dhe përgatitja e Ignitor për vënien në funksionim të përfundojë deri në periudhën e viteve 2016-2017.