KQZ-ja e Rusisë miratoi tekstin e fletëvotimit me të cilin do të votohet në zgjedhjet presidenciale. Sipas ligjit, mbiemrat e kandidatëve për në postin më të lartë shtetëror do të vendosen në fletëvotim në rend alfabetik. Në këtë mënyrë do të eliminohet hedhja e shortit për të përcaktuar sekuencën e vendosjes së pjesëmarrësve të zgjedhjeve presidenciale në fletëvotim.

0Rrjedhimisht, i pari në listë është Udhëheqësi i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski. I dyti renditet Kryetari i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov, i treti - Kreu i Partisë së majtë centriste “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov. Kandidati i vetë-promovuar Mikhail Prokhorov u rendit i katërti, kurse listën e mbyll Lideri i Partisë “Rusia e Bashkuar” Vladimir Putin.