Agjencia Federale Kozmike e Rusisë “Roskozmos” do të shtyjë për një muaj e gjysmë grafikun e lëshimeve të pilotuara dhe uljeve në Tokë. Përfaqësuesi i dikasterit njoftoi, se lëshimi i anijes “Sojuz” me ekspeditën e radhës afatgjatë për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të shtyhet nga 30 marsi deri në mes të majit. Përfundimisht grafiku i ri do të miratohet pas konsultimeve me partnerët e tjerë që punojnë në SKN.

0“Roskozmos” u detyrua të bëjë ndryshime në programin e realizimit të fluturimeve të pilotuara pasi javën e kaluar, gjatë kohës së testimit të aparatit të lëshimit, u zbulua një problem disfunksionimi në një nga sistemet e tij.