Në vitin 2012 në Rusi do të krijohen dy raketa nga më të fundit për avionë të tipit X-31, të cilat nuk kanë analoge në botë, njoftoi të martën Drejtori i përgjithshëm i korporatës ruse “Armatimet taktike raketore”, që merret me zhvillimin e raketave, Boris Obnosov.

“Raketat ndodhen tani në fazën e përgatitjes për fillimin e prodhimit në vitin 2012 dhe eksportit të tyre të mëpastajshëm”, - tha Boris Obnosov dhe vuri në dukje, se klientët e huaj po shfaqin interesim mjaft të gjallë ndaj kësaj arme.

0Raketat X-31AD dhe X-31PD përfaqësojnë modelet më të fundit të eksportit. E para nga këto është raketa supersonike anti-anije me rreze të largët veprimi, e dyta është raketa e shpejtë e vetëdrejtuar anti-radar e pajisur me mbushje të re me diapazon të gjerë radiolokativ.