Ksenofobia agresive në Rusi po shkon në rënie. Kështu deklaroi drejtori i Zyrës për të Drejtat e Njeriut në Moskë, Aleksandër Brod.

Sipas të dhënave të tij, më 2011 kanë ndodhur 110 përplasje të motivuara nga intoleranca nacionaliste, apo religjioze, ndërkohë që më 2010 u fiksuan 193 raste analogë:

- Katër vitet e fundit vihet re një ulje e sasisë së vrasjeve dhe rrahjeve nga ana e bandave nacionaliste radikale. Kjo, para së gjithash, ngaqë organet e ruajtjes së rendit kanë nisur t’i izolojnë grupet radikale nacionaliste, të bllokojnë veprimtarinë e tyre, t’i kapin  pjesëmarrësit e përplasjeve. Pushteti gjyqësor po jep ndëshkime shumë të ashpra, përfshirë edhe burgime të përjetëshme. Kjo gjë ka ulur disi aktivitetin e radikalëve.

Ng ana tjetër, duhet theksuar, se në shoqërinë ruse qytetatrër janë bërë më tolerantë ndaj njëri-tjetrit,  thotë drejtori ekzekutiv i organizatës “Për të drejtat e njeriut”, Lev Ponomarjev:

- Ja, para do kohe, kishim një festë myslimane. Kur dhjetëra mijëra myslimanë shkuan drejt xhamisë kryesore të Moskës  duke bllokuar kalimin e rrugës, ata realisht u bënë pengesë për banorët e qytetit. Por nuk patëm asnjë shkëndijë intolerance, dhune, apo orvajtje për dhunë. Kjo është për t’u gëzuar.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut vërejnë, se sa më pak i stabilizuar vendi dhe siguaria e tij sociale dhe ekonomike, aq më agresivë bëhen qytetarët në marrëdhënen ndaj të ardhurve, ndaj atyre që nuk janë të ngjashëm me ta. Në këtë situatë, shumë gjëra varen nga qëndrimi i pushtetit dhe njerëzve publikë. Tani, në prag të zgjedhjeve presidenciale, shumë forca politike luajnë me “kartën nacionale”.

Kandidati për President të  FR-së, Kryeministri Vladimir Putin, i ka kushtuar temës në fjalë një artikull, të publikuar javën e kaluar në “Nezavisimaja gazeta”. “Cilido politikan i përgjegjshëm, veprimtar shoqëror duhet të ketë bindjen, se një nga kushtëzimet kryesorë të vetë ekzistencës së vendit tonë është uniteti midis qytetarëve dhe ai ndërmjet nacionaliteteve”, thekson Putin në artikullin e tij.

Një rol të madh në çrrënjosjen e ideve ksenofobe luan arsimi, ve në dukje mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Aleksandër Brod:

- Duhet të kemi një program të mençur, iluminist për të gjitha nivelet: nxënësit, studentët, qytetarët e të gjithave moshave. Ky program duhet përcjellë nga mas-mediat dhe nëpërmjet programve shkollore. Dhe, sigurisht, duhet menduar mbi përsosjen e bazës së të drejtës së shtetit, përfshirë fushën e politikës së emigracionit.

Mbrojtësit  e të drejtave të njeriut, janë të bindur se, tani, kur shoqëria civile ka mundësinë që aktivisht të marrë pjesë në propozimin dhe formulimin e projektligjeve të ndryshëm, mund të krijohet një politikë e re kombëtare, në të cilën idetë ksenofobe nuk do gjejnë vend.

Natalia Kovalenko