Kompania britanike Cobalt Light Systems ka krijuar një skaner, i cili është i aftë të zbulojë lëndën ekspolozive në gjendje substance të lëngshme. Një shpikje e tillë do t’u lejojë pasagjerëve të marrin me vete në bordin e avionit çdo gjë të lëngshme. Kufizimi do të jetë vetëm një - ena apo shishja duhet tëpërmbajë jo më shumë se 3 litra, ndërsa më parë me vete në bord pasagjerëve u lejohej të merrnin jo më shumë se 100 ml.

0Specialistët e kanë testuar tashmë risinë në fjalë në aeroportet e Evropës dhe kanë provuar se skaneri punon në mënyrë perfekte. Komisioni Evropian e ka miratuar tashmë përdorimin e tij. Skaneri do të vihet në veprim në prill të vitit 2013, si të paktën, në disa aeroporte qendrore të Evropës.