Si versioni më i mundshëm i incidentit që ndodhi me stacionin ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” përcaktohet gabimi në programimin e kompleksit kompjuterik të bordit të stacionit, - thuhet në raportin mbi shkaqet e aksidentit, i cili iu paraqit në prag Kreut të Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë Vladimir Popovkin.

0Raporti Kreut të Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë iu paraqit personalisht nga Kryetari i Këshillit Tekniko-Shkencor të korporatës shtetërore “Rostehnologii” (“Teknologjitë ruse”) Juri Koptev. Shkaku kryesor i incidentit u quajt “software mosfunksionimi që shkaktoi rilançimin e njëkohësishëm të dy kanaleve të punës të sistemit kompjuterik të bordit të stacionit ndërplanetar”.