Katastrofa që ndodhi me anijen turistike “Costa Concordia”, e cila u përplas me shkëmbinjtë e nënujshëm në afërsi të brigjeve të Italisë më 13 janar dhe u përmbyt përgjysmë, do t’i kushtojë kompanisë pronare të anijes, firmës amerikano-britanike Carnival, nga 155-175 milionë $. Për këtë flitet në deklaratën, e cila iu dorëzua të hënën nga kompania Komisionit të SHBA për Letrat me Vlerë dhe Bursat.

0“E megjithatë ne besojmë se ky incident nuk do të ushtrojë ndikim afatgjatë në aktivitetin e kompanisë”, - vihet në dukje në këtë dokument. Aksionet e kompanisë po vazhdojnë të pësojnë humbje. Në fund të tregtimit në Stock Exchange të Nju Jorkut të hënën ato ranë në 1%. Në momentet aktuale kompania pronare e “Costa Concordia” po përcakton nëse ka mundësi reale për riparimin e anijes apo jo.