Presidenti i SHBA Barack Obama do të presë të hënë në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili (Mikhail Saakashvili). Ky vit shënon 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Gjeorgjisë”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

0Siç pritet, gjatë takimit me Saakashvilin, Presidenti amerikan “do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak me Gjeorgjinë, duke përfshirë edhe kontributin e Gjeorgjisë në operacionin ndërkombëtar në Afganistan”, - thuhet në deklaratën për shtyp. Takimi në fjalë do të fillojë pas 14:00 sipas orës lokale (më 23.00 me orën e Moskës).