Organizatorët e mitingut të opozitës, i cili është caktuar për 4 shkurtin nën moton “Për zgjedhje të ndershme”, deklarojnë se do të bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të mos i bëjnë të ngrijnë pjesëmarrësit e tij. Mitingu, që do të mbahet pas përfundimit të marshimit në Moskë, do të vazhdojë jo më tepër se 1 orë – ndoshta 30-40 minuta. Marshimi duhet të fillojë më 13.00 sipas orës së Moskës.

Njëri nga organizatorët e aktivitetit në fjalë, Vladimir Rrizhkov, premton të bashkërendisë çështjen që ka të bëjë me mundësinë e marrjes me vete prej pjesëmarrësve të mitingut të termoseve me çaj të nxehtë dhe bile të organizojë pika shpërndarje çaji përgjatë itinerarit të marshimit. Sergei Udalcov, koordinatori i “Fronti i Majtë” mendon se moti i ftohtë në Moskë nuk do të ndikojë në mënyrë të qenësishme në formatin e ngjarjes së pritshme.