Situata rreth programit bërthamor iranian mund të ndryshojë. Për këtë deklaroi Ministri i Jashtëm i Iranit Ali Akbar Salehi, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë në Adiss Ababa. Sipas fjalëve të tij, për këtë mund të kontribuojnë vizita e ditës së dielë në Teheran e delegacionit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), realizimi i planit rus për zgjidhjen hap pas hapi të problemit bërthamor iranian dhe rifillimi i shpejtë i procesit negociator midis Iranit dhe grupit “5 pus 1” (anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania).

0Përkeqësimi i radhës i situatës rreth programit bërthamor iranian ndodhi pas provave të paradokohshme raketore të Teheranit. Vëzhguesit e tjerë e lidhin këtë me fillimin që një muaj më parë të procesit të pasurimit të uraniumit deri në nivelin 20% në objektin bërthamor Fordu të Iranit.