I ftohti i qëndrueshëm, që është vendosur që prej disa ditësh në Moskë (nga -18 deri në -20), do të vijë duke u përforcuar gjatë kësaj jave. Nga Gadishulli Tajmir (rajoni Krasnojarsk) drejt kryeqytetit rus po vjen i ashtuquajturi “intervencion ultrapolar”. Masat e ftohta të ajrit, të cilat u krijuar mbi det, do të sjellin me vete reshje të dendura dëbore dhe erë të fortë (8-13 metra në sekondë).

0Sipas parashikimeve të sinoptikëve, në mes të javës së ardhshme temperaturat në rajonin e Moskës mund të bien në disa vende deri në - 30 gradë dhe bile në nivele akoma më të ulëta.