Në Runet iu shpall luftë marrëzive, budallallëqeve. Filloi të funksionojë faqja (site) “Rusia pa absurditete” (ose “Rusia pa gjëra të pakuptimta, budallallëqe”) - platforma për ankesa në lidhje me ligjet absurde. Tani qytetarët e Rusisë kanë mundësi për t’i treguar zyrtarëve se cilat procedura burokratike konsiderojnë ata si më absurde.

Për një javë funksionimi në regjim testimi portali u vizitua nga më shumë se një milion njerëz. Në hartën interaktive të faqes tashmë u shfaqën mijëra njoftime e mesazhe.

“Rusia pa absurditete” u krijua nga qeveria e Madhe si platformë për partneritet social midis shoqërisë dhe autoriteteve pushtetore nga mbështetësit e Dimitri Medvediev. Të gjitha marrëzitë, absurditetet e postuara në faqe, siç premtojnë organizatorët e projektit, do të shqyrtohen dhe do të eliminohen, do të çrrënjosen. Mbi efektivitetin e këtij projekti po zhvillohen shumë debate. Faqja (site) nuk mund të ndërtojë skemën e zgjidhjes së problemeve, supozon njëri nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Bankar rus Pavell Medvediev:

- Unë mendoj se problemi nuk konsiston në identifikimin e mangësive, por në mekanizmet e zgjidhjes së tyre. Nuk do të nevojitej kurrfarë faqe (site) në qoftë se këta mekanizma do të funksiononin. Mangësitë janë të njohura tashmë fort mirë: sistemi gjyqësor, policia, ryshfetet e kështu me radhë...

Deputeti nga Partia “Rusia e Drejtë” Gennadi Gudkov pajtohet me pozitën e kolegut të tij. Sipas mendimit të Gennadi Gudkov, projekti “Rusia pa absurditete” nuk është gjë tjetër veçse riparim, meremetim kozmetik i konstruksioneve mbështetëse, bazë: ai përmirëson pamjen e jashtme, por nuk eliminon dot defektet e vetë skeletit:

- Është e pamundur të besohet se ky është një ilaç gjithëshërues (panacea) nga budallallëku, marrëzia burokratike. Edhe pse, natyrisht, nuk do të jetë më keq.

0Drejtuesi i sitit Raf Shakirov, nga ana e vet, konfirmon si vijon: “Përsa i përket mekanizmit të funksionimit të këtij projekti ai paraqitet i tillë: ne jo thjesht përpiqemi të bëjmë publike gjithfarë faktesh, por dhe i marrim nën kontroll ato. Ne angazhojmë mediat e komunave dhe ato federale për verifikimin dhe ndriçimin e këtyre temave. Detyra jonë është ushtrimi i presionit mbi zyrtarin i cili është përgjegjës për atë”. Sipas kësaj skeme, rezultatet e para do të fillojnë të duken që në një të ardhme të afërt.

Daria Manina