Nëndetësja bërthamore “Nerpa”, e cila u ndërtua në kantierin detar të rajonit Amursk dhe do ti jepet me lizing për 10 vjet Forcave Ushtarake Detare të Indisë, do të largohet nga bregdeti rus më 10 shkurt.

Deri në atë moment nëndetësja do të qëndrojë në territorin e uzinës së ndërtimit të anijeve të kantierit detar “Vostok” në Bolshoi Kamen afër Vladivostokut dhe do t’i nënshtrohet masave përgatitore.

0Sipas njoftimeve të qendrës për shtyp, do ta drejtojë nëndetësen ekuipazhi indian, i cili është përgatitur në qendrën mësimore të trajnimit nën Shën Petersburg. Atë do ta ndihmojnë specialistët ushtarakë rusë. Uzina është e gatshme t’i ofrojë pjesëtarëve të ekuipazhit indian edhe ndihmë konsultative.