Senatori republikan, Riçard Lugar, i kërkoi shërbimit hulumtues të Kongresit që të përgatisë një Raport mbi marrëveshjet, para do kohe, mbi furnizimin e armëve nga Rusia për vendet anëtare të NATO-s.

Z. Lugar pranoi, se është i shqetësuar për lidhjen e kontratave për ndërtimin e dy anijeve universale desantuese (AUD) “Mistral”, midis kompanisë franceze DCNS dhe Flotës Ushtarake Detare të FR-së dhe për furnizimin me komplete paisjesh për poligonët mësimorë rusë nga ana e koncernit gjerman Rheinmetall; gjithashtu, ky shqetësim i përket edhe kontratës ruso-italiane mbi prodhimin e përbashkët të 60 autoblindave IVECO. Është fare e qartë, se Rusia, vitet e fundit, po ndërmerr hapa për të depërtuar në marrjen e atyre teknologjive ushtarake, që për një arësye a një tjetër, ajo nuk mund t’i krijojë shpejt. Ose përllogarit, se i bie më lirë, që ato të blihen jashtë. Këtu, padyshim, që kemi të bëjmë me një risi, sepse për një kohë të gjatë BS-ja dhe Rusia bashkëkohore u mbështetën vetëm në forcat e veta, vëren eksperti Rusllan Puhov:

- Për amerikanët kjo doli krejt e papritur. Ata janë duke analizuar situatën. Veç kësaj, disa vende anëtare të reja të NATO-s, si përshembull vendet balltike, Letonia, Lituania, Estonia dhe më pak Polonia, apo disa vende që më parë hynin në Organizatën e Traktatit të Varshavës, po ushtrojnë një presion intensiv mbi SHBA-të, qëllimi i të cilit është pengimi i realizimit të kontratave në fjalë. Ato, gjoja, cënojnë sigurine e tyre.

Nëse pas shkrimit të Raportit do të pasojë ndonjë veprim nga ana e amerikanëve, atëherë, kjo nuk mund të quhet ndryshe, veçse presion, tërheq vëmendjen eksperti i lartpërmendur. Por ky nuk do të jetë problem i Rusisë, por problem i partnerëve të saj europianë, që eksportojnë armë në Rusi:

- Puna është se, tregu ndërkombëtar i armëve është mjaft depresiv. Shitës me mall të shtrenjtë ka shumë, por blerësit që do të shpenzonin miliarda dollarë janë të paktë. Për me tepër, tani, në kushtet e krizës ekonomike, kur shumë vende europiane, por edhe SHBA-të, janë të detyruara të shkurtojnë buxhetin ushtarak. Kjo është një goditje financiare dhe ekonomike për koncernet e industrisë së luftës.

Por, nëse amerikanët mund ta përballojnë këtë goditje, shumë sipërmarrje franceze, gjermane, spanjolle, italiane gjenden në një situatë të rënduar. Për shumë syresh, porositë ruse janë “salvaxhentoja” e shumëpritur.

Oleg Nehaj