Dy bombardues strategjikë Tu-95MS së bashku me interceptuesit luftarakë të lartësive të mëdha - avionët MiG-31 të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë realizuan fluturimin e planifikuar mbi akuatorin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut në fund të javës së kaluar. Për këtë njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

0Gjatë fluturimit mbi ujërat neutrale aeroplanët rusë i shoqëruan aeroplanët luftarakë gjuajtës të NATO-s “Eurofighter Typhoon”. Në Ministrinë ruse theksuan, se të gjitha fluturimet e Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë realizohen në pajtim të plotë me rregullat ndërkombëtare, pa shkelje të kufijve të shteteve të tjera.