Komiteti për eksplorimin e hapësirës kozmike i Japonisë ka vendosur të fillojë zhvillimin në shkallë të gjerë të sondës së re kozmike “Hayabusa-2”, thuhet në materialet e postuara në faqen e Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të vendit në Internet. Lëshimi i aparatit planifikohet aty nga viti 2014. Sonda kozmike “Hayabusa-2” destinohet të niset drejt asteroidit 1999 JU3 me qëllim që të marrë mostrat e dheut të tij dhe të kthehet në Tokë aty nga viti 2020. Asteroidi 1999 JU3 tani për tani nuk ka emër. Gjatësia e tij është 920 metra, kurse orbita është e ngjashme me orbitën e asteroidit Itokawa, tek i cili fluturoi pararendësi i “Hayabusa-2” - sonda “Hayabusa”.

0Projekti në fjalë mund të përballet me vështirësi financiare: nga buxheti për këto qëllime shteti mundi të caktojë vetëm 38.96 milionë $, ndërkohë që për zhvillimin e tij nevojiten si të paktën 94 milionë $.