Shtetet e Bashkuara do të marrin hapat e nevojshëm, duke përfshirë edhe ata ushtarakë, për të ndaluar zhvillimin e armës bërthamore nga Irani, deklaroi të dielën në intervistën e vet dhënë CBS Shefi i Pentagonit Leon Panetta. “Nuk përjashtohet asnjë nga variantet e mundshme të veprimit”, - tha ai.

0Leon Panetta e bëri mëse të qartë se nëse Teherani do të marrë vendimin politik  për t’ia hyrë punës për prodhimin e armës bërthamore, atëhere atij do t’i duhen rreth 2-3 vjet kohë për këtë. Në fund të dhjetorit Shefi i Komitetit të shefave të shtabeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara Martin Dempsey konfirmoi se Pentagoni po përpunon tani planet për dhënien e goditjeve mbi Iranin. Gjenerali nuk përjashtoi as mundësinë e ndërmarrjes në mënyrë të mëvetësishme prej Izraelit të operacionit ushtarak ndaj Iranit.