Kryeministri dhe kandidati presidencial Vladimir Putin paraqiti pjesën e tretë të programit të vet elektoral. Artikulli të tij i kushtohet ndryshimit të prioriteteve në politikën ekonomike. Për të ndërtuar një mekanizëm efektiv të ripërtëritjes së ekonomisë ruse është i nevojshëm kapërcimi i hendekut të prapambetjes teknologjike duke shfrytëzuar trashëgiminë jashtëzakonisht të madhe të shkencës fundamentale dhe bazat praktike të përvojës së prodhimit, - tha Kryeministri rus.

0Aspekti i dytë i modernizimit teknik, sipas mendimit të Vladimit Putin, është  përvetësimi maksimalisht i shpejtë i teknologjive të importuara. Si një prej shembujve ilustrativë ai vuri në dukje “përvojën e mirë të montimit industrial të makinave”. Për të përmirësuar klimën e biznesit në vend Kryeministri propozon që të gjitha çështjet ekonomike të transferohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithëm në gjykatat e arbitrazhit. Një hap i tillë destinohet për të tërhequr kapitale suplementare në ekonominë ruse.