Për eliminimin e pasojave të aksidentit me anijen e madhe turistike “Costa Concordia” do të duhen nga 7 deri në 10 muaj, njoftuan ekspertët. Rreth dy muaj kohë do të marrin të gjitha vlerësimet e domosdoshme teknike. Në bazë të tyre do të merret vendimi të rimorkiohet anija për t’u transferuar në ndonjë port tjetër apo të demontohet në vend.

0Për shkak të kushteve të këqia të motit është shtyrë deri në mes të javës së ardhshme fillimi i punës për pompimin e karburantit nga depozitat e anijes gjysmë të fundosur. Vazhdon të mbetet akoma i panjohur fati i 15 pasagjerëve. Anija “Costa Concordia” u përmbys pas përplasjes me shkëmbinjtë e nënujshëm pranë bregut të ishullit italian Gilio natën në të gdhirë të 14 janarit.