Duma Shtetëror - Dhoma e Ulët e parlamentit rus - do të krijojë një grup të posaçëm pune për shqyrtimin e ankesave dhe vërejtjeve që janë marrë pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit të vitit 2011. Në të do të përfshihen përfaqësuesit e të gjitha fraksioneve.

Vendimi i Dumës Shtetërore mbi krijimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave u nënshkrua nga përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare, me përjashtim të atyre të Partisë “Rusia e Drejtë”. Qëllimi i Komisionit është përsosja e legjislacionit që rregullon punën e komisionove zgjedhore.

Duam t’ju kujtojmë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat u zhvilluan më 4 dhjetor të vitit 2011, kanë shkaktuar polemika në shoqërinë ruse. Në Moskë dhe në qytete të tjera të Rusisë u mbajtën mitingje, pjesëmarrësit e të cilëve deklaruan mbi falsifikimin e rezultateve të votimit. Tingëlluan në këto mitingje edhe thirrjet për dorëheqjen e Kryetarit të KQZ-së. Duke marrë fjalën të premten, më 27 janar, në Dumën Shtetërore Vladimir Çurov kujtoi se zgjedhjet u vëzhguan nga përfaqësuesit e të gjitha partive:

- Në organizimin dhe zhvillimin e votimit të 4 dhjetorit u përfshinë 830 mijë anëtarë të komisioneve të zonave zgjedhore me të drejtë vote vendimtare. Gjysma e tyre ishin emëruar nga partitë. Nga Partia “Rusia e Bashkuar” ishin 93 mijë, nga Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPFR) - 80 mijë, nga Partia “Rusia e Drejtë” - 72 mijë, nga Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) - 70 mijë, nga Partia “Patriotët e Rusisë” - pothuajse 18 mijë, nga Partia “Kauza e Drejtë” - gati 12 mijë. Më pak nga të gjitha delegoi përfaqësues në komisionet zgjedhore Partia “Jablloko” (“Yabloko”) - më pak se 10 mijë.

Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë Juri Çajka, nga ana e vet, vuri në dukje se shkelje janë regjistruar jo vetëm nga Partia “Rusia e Bashkuar”, siç deklaron opozita. Janë dalluar për shkelje të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, theksoi Prokurori i Përgjithshëm rus:

- Tashmë që në janar në Prokurorinë e Përgjithshme kanë ardhur më shumë se 2.500 ankesa. Shumica dërrmuese e tyre nuk përmbajnë prova, argumente konkrete për shkelje. Megjithatë, informacioni në lidhje me ankesat, të cilat janë konsideruar nga prokurorët si të argumentuara, tashmë lejojnë të arrihet në konkluzionin se shkelje të ligjit të zgjedhjeve janë kryer nga të gjitha partitë.

0Në të vërtetë, shumë nga ankesat ishin mjaft të dyshimta. Në Komitetin Hetimor të Rusisë kujtuan mbi faktin e qindra video-ve, të cilat gjoja kanë fiksuar momente të mbushjes së kutive me fletë votimi si dhe shkelje të tjera. Por, me sa duket nga të gjitha, shumë prej tyre ishin të falsifikuara. Ekspertët tani po merren me hetimin e video-materialeve, por për këtë atyre i duhet kohë. Në Komitetin Hetimor të Rusisë janë pranuar rreth 541 njoftime mbi krime që kanë kanë lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas rezultateve të kontrolleve procedurale dhe shqyrtimit të këtyre ankesave deri më sot janë ngritur 36 çështje penale.

Andrei Smirnov