Sipas rezultateve të sondazhit të zhvilluar nga Qendra Kombëtare ruse për Hulumtim të Opinionit Publik (VCIOM), të cilat u publikuan ditën e premte, Vladimir Putin vazhdon të mbetet lider në garën presidenciale - të gatshëm që të votojnë për të shprehen 49% e të anketuarve.

Në vendin e dytë, si dhe më parë, renditet Lideri i Partisë Komuniste Gennadi Zyuganov (11%), në vendin e tretë Udhëheqësi i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski (9%). Më pas vijnë Lideri i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov (6%) dhe kandidati i vetë-promovuar Mikhail Prokhorov (4%), njofton VCIOM.

0Numri i të anketuarve, të cilët janë të gatshëm të votojnë për Mikhail Prokhorov, për një javë u rrit dyfish. I janë shtuar 2% gjithashtu edhe Sergei Mironov. Kurse Vladimir Putin, përkundrazi, ka humbur 3% të votave.