Irani mund të ndërpresë furnizimet e naftës në BE që nga java e ardhshme, deklaroi të premten Zëvendëskryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Hossein Ibrahimi.

0“Të dielën parlamenti duhet të miratojë projektligjin me rëndësi të jashtëzakonshme mbi ndalimin e eksportit të naftës iraniane në Evropë duke filluar që nga java e ardhshme”, - citojnë mediat e Iranit fjalët e tij.