Në Bagdad të premten buçiti një shpërthim i fuqishëm, si rezultat i të cilit u vranë, së paku, 28 persona dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, njofton Agjencia France Presse. Sipas informatave paraprake, në rajonin e banuar me popullsi shiite të Bagdadit u hodh në erë në automobil i minuar.

Sulmi terrorist ndodhi pranë një spitali, ku banorët vendas ishin mbledhur për të marrë pjesë në një procesion funeral.

0Sipas të dhënave të mediave perëndimore, që nga fillimi i vitit 2012, si pasojë e sulmeve terroriste në Irak, u vranë tashmë më shumë se 200 veta.