Eksploratorët e polit nga Rusia janë në prag të një zbulimi të madh - ata së shpejti do të kenë qasje në liqenin e konservuar 1 milion vjet më parë. Për këtë njoftoi eksploratori rus i polit, shkencëtari-oqeanograf Artur Çilingarov.

Liqeni subglacial Vostok në Antarktidë

Shpimi i shtresës së akullit me trashësi rreth 4 kilometra është kryer për 20 vjet me radhë. Tani ka mbetur shpimi vetëm i disa dhjetëra metrave. Rezultatet e mostrave të ujit të këtij liqeni mund të japin përgjigje për shumë pyetje që kanë të bëjnë me evolucionin.

0Këto ditët e afërta Artur Çilingarov do të niset me aeroplan për në Antarktidë, në stacionin “Vostok”, me qëllim që të fiksojë faktin e zbulimit të madh shkencor dhe gjeografik.