Të premten njëri nga pesë kandidatët për president të Rusisë - Udhëheqësi i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov - duke mos dashur të mbesë prapa konkurrentëve të vet botoi artikullin, në të cilin parashtroi pikat kryesore të programit të tij elektoral.

Në këtë mënyrë tani analistët politikë kanë mundësi të krahasojnë idetë themelore të kandidatëve. Ekspertët venë në dukje se dallimet në programet politike të kandidatëve janë shumë të vogla, kurse ana ekonomike e tyre është jashtëzakonisht e dobët.

Të gjithë kandidatët, përveç Vladimir Putin, propozojnë përsëri për të reduktuar mandatin presidencial dhe për të vendosur kufizime: jo më shumë se dy mandate, eliminimi i të gjitha kufizimeve për veprimtarinë e partive, reduktimi i pragut për kalimin në Dumën Shtetërore dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Komunisti Gennady Zyuganov, socialisti Sergei Mironov dhe liberali Vladimir Zhirinovski predikojnë tradicionalisht parulla “të majta” në një frymë të tillë “i gjithë pushteti i takon popullit” dhe “nga secili sipas aftësive, secilit sipas nevojave të tij”.

Kreu i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov premton realizimin e “industrializimit të ri”, reduktimin e taksave në sektorin real të ekonomisë dhe futjen e tatimit progresiv mbi fitimin. Sergei Mironov i kërcënohet të korruptuarve me përballjen e tyre me konfiskimin e pasurisë, premton heqjen e imunitetit të deputetëve në të gjitha nivelet, legjitimizimin e monopolit shtetëror mbi prodhimin dhe qarkullimin e alkoolit etilik.

Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski ka zgjedhur një slogan të tillë: Zhirinovski! Përndryshe do të jetë akoma dhe më keq”. Këtu ka sigurisht pak retorikë nacionaliste, premtime për të zgjidhur të gjitha problemet ekzistuese me strehimin dhe papunësinë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe abuzimin me drogën.

Biznesmeni Mihaill Prohorov (Mikhail Prokhorov) dhe Kryeministri aktual Vladimir Putin në programet e veta elektorale mbështeten në modelin bashkëkohor të ekonomisë kapitaliste, por me një spektër të gjerë obligimesh sociale nga ana e shtetit dhe investime shtetërore në modernizimin e vendit.

Synimi i Gennadi Zuyganov për realizimin e shtetëzimit, kurse i Sergei Mironov për të ndaluar skemat offshore dhe qasjet e jo-rezidentëve në burimet minerale, kërcënohen me përballjen me rrjedhjen, largimin drastik të kapitalit nga vendi dhe me rënie të theksuar në ekonomi, thotë eksperti ekonomist rus Vladimir Tihomirov:

- Masa të tilla, në qoftë se do të miratohen, mund të ndryshojnë seriozisht natyrën, thelbin e politikës ekonomike dhe strukturës ekonomike në Rusi. Shumë sektorë të ekonomisë do të kalojnë përsëri nën kontrollin e shtetit me përforcimin e qenësishëm të rolit të tij në të gjitha sferat e influencës, gjë kjo që do të komplikojë në masë të madhe aktivitetin e kompanive dhe investitorëve të huaj në Rusi. Këto masa do të ushtrojnë një ndikim tejet negativ mbi klimën e investimeve në Rusi.

0Kandidatët po promovojnë tani veten, idetë dhe programet e tyre. Mihaill Prohorov (Mikhail Prokhorov), për shembull, premton rivarrosjen e Leninit dhe shitjen e gjithë biznesit të vet. Në fakt, nëse do t’i besohet rezultateve të sondazheve të pulsit të opinionit publik, ai vërtetë mund t’i premtojë të gjitha këto, por nuk ka fare gjasa të fitojë në zgjedhjet presidenciale.

Roman Mamonov