Islamabad nuk do të refuzojë pjesëmarrjen e vet në projektin e gazsjellësit Iran-Pakistan, pavarësisht nga kërcënimi i sanksioneve ndërkombëtare, deklaroi Zëdhënësi i MPJ të Pakistanit Abdul Basit. Sipas mendimit të tij, sanksionet nuk duhet të përhapen mbi Pakistanin, meqenëse kanë të bëjnë vetëm me programin bërthamor iranian.

0Në rast të përfundimit të suksesshëm të ndërtimit të gazsjellësit në fjalë, Islamabad do të fillojë të marrë gaz natyror nga vendburimi iranian Pars i Jugut në Gjirin Persik. Kundër realizimit të këtij projekti dalin në mënyrë aktive SHBA. Ndërkohë autoritetet e republikës janë të mbushura plot vendosmëri për zbatimin e projektit, meqenëse vitet e fundit Pakistani po përjeton mungesë serioze të burimeve të energjisë.