Evropën në të ardhmen e afërt e pret shitja e madhe e aseteve për plotësimin e kapitalit bankar. Një mendim të tillë shprehu Kryetari i Bordit drejtues të Sberbank të Federatës Ruse German Gref për gazetarët në Davos, ku po mbahet sesioni i Forumit Ekonomik Botëror.

0Sipas fjalëve të German Gref, shitja e aktiveve është mënyra më realiste për të plotësuar kapitalin e bankave evropiane. Ish Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë të Rusisë mendon se problemet e sistemit bankar evropian nuk janë vërtetë të thjeshta, por jo dhe aq kritike duhet thënë. Ato mund të vlerësohen si plotësisht të zgjidhshme.