Bankat kryesore evropiane pezulluan transaksionet financiare të lidhura me furnizimin e kulturave të drithërave Iranit, deklaruan përfaqësuesit e strukturave tregtare të Bashkimit Evropian. Irani importon çdo vit rreth 4.5 milionë ton drithëra.

Nga ana e vet Presidenti i Republikës Islamike Mahmmoud Ahmadinexhad deklaroi se sanksionet e reja të BE-së dhe SHBA, të drejtuara kundër industrisë së naftës dhe institucioneve financiare iraniane, nuk do t’i shkaktojnë kurrfarë dëmi Iranit, prej tyre ka më shumë gjasa ta pësojnë evropianët.

0“Dikur tregtia e Iranit me evropianët përbënte 90% të xhiros totale të tregtisë së jashtme. Kurse tani vëllimet e saj janë ulur deri në 10%. Ndërprisni marrëdhëniet tregtare dhe atëhere do të shohim se kush do të pësojë më shumë humbje nga kjo”, - shtoi ai.