Çifti i sportistëve rusë Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov fitoi medaljen e artë të Kampionatit Evropian të Patinazhit artistik në akull, i cili po zhvillohet në Sheffield të Britanisë së Madhe. Patinatorët rusë të enjten, më 26 janar, arritën të marrin 137.6 pikë në ekzekutimin e programit të lirë, duke grumbulluar në total 210.4 pikë gjatë dy debutimeve në Kampionatin Evropian.

0Vendin e dytë e zuri një çift tjetër rus - patinatorët Vera Bazarova dhe Juri Llarionov. Në vendin e tretë të piedestalit të nderit u ngjitën gjithashtu patinatorët rusë Ksenia Stollbova dhe Fjodor Klimov, njofton Agjencia RIA Lajmet.