Të enjten zjarrfikësit gjetën trupat pa jetë të 5 personave nën rënojat e tre godinave në Shëtitoren 13 Maji në qendër të Rio de Janeiro. Tre kufomat e para u nxorrën nga rrënojat në agim dhe dy të tjera mbetën akoma nën to. Personi i parë i vdekur, që u nxorr nga rrënojat e ndërtesës së shembur 20-katëshe, ishte një burrë i identifikuar si Celso. Ndër të humburit pa lënë gjurmë rezultojnë edhe 16 persona.

Sipas informacionit të zjarrfikësve, 6 të mbijetuar u shtruan në spital dhe tani tre prej tyre pas mjekimit u lejuan të largohen prej andej.

0Sekretari i Shtetit të Rio de Janeiro për Mbrojtjen Civile Sergio Simoes u njoftoi gazetarëve se, si të paktën, njëri përfaqësues i çdo familje të të humburve pa lënë gjurmë do të dërgohet në Institutin Mjeko-Ligjor për të identifikuar kufomat.