Nuk ka gjasa që Irani të krijojë në vitin 2012 armën bërthamore, pasi ai nuk ka ende kapacitetet e nevojshme për të prodhuar sasinë e mjaftueshme të uraniumit të armatimeve. Për këtë thuhet në raportin e Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Institute for Science and International Security -ISIS), organizatës jo-qeveritare amerikane.

Raporti propozon një këndvështrim më të moderuar, më të përmbajtur ndaj programit bërthamor të Iranit se ai mbizotërues i viteve të fundit, sidomos pas asaj kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rreptësuan sanksionet kundër Iranit.

0“Irani nuk ka gjasa të ndërmarrë krijimin e armës bërthamore për aq kohë sa mundësitë e pasurimit të uraniumit të mbeten të kufizuara për të, si aktualisht”, - shprehet me bindje të plotë Presidenti i ISIS David Albright.