SHBA në mars do të dërgojnë edhe një grup tjetër sulmues luftanijesh të kryesuara nga aeroplanmbajtësja bërthamore “Enterprise”, njoftuan në Forcat Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara. Në përbërjen e këtij grupi do të përfshihen gjithashtu një kryqëzor raketor dhe tre anije shkatërruese (destroyers) raketore.

0Në momentet aktuale në rajonin e Gjirit Persik ndodhen 2 aeroplanmbajtëse të SHBA - “Abraham Lincoln” dhe “Carl Vinson”.