Forcat ushtarake detare të Koresë së Jugut filluan sot manovrat në Detin e Verdhë, afërsi të ishullit Enphendo. Stërvitjet ushtarake po zhvillohen me përdorimin e municioneve të vërteta luftarake. Sipas njoftimeve që vijnë, shumica e banorëve të ishullit Enphendo janë fshehur në strehimet kundër bombave gjatë kohës së manovrave.

Pas stërvitjeve analogjike ushtarake të 23 nëntorit të vitit 2010 ishulli Enphendo iu nënshtrua zjarrit asgjësues me artileri nga territori i Koresë së Veriut. Në Korenë e Veriut i cilësuan atëhere këto stërvitje si provokim të paarsyeshëm, të pakuptimtë ushtarak, kurse veprimet e veta i interpretuan si përgjigje adekuate dhe dinjitoze ndaj veprimeve të regjimit kukull të Lee Myung-bak.

0Si rezultat i atij sulmi në ishullin Enphendo gjetën vdekjen dy marinsa koreanojugorë, 2 civilë dhe rreth 20 persona të tjerë u plagosën.