Problemet e eurozonës dhe rrugët e daljes nga kriza e borxheve ishin temat qendrore të ditës së parë Të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndër të tjera, deklaroi se Europa duhet të jetë “më e bashkuar” dhe të jetë e vendosur në delegimin e një pjese të funksioneve në Bruksel.

Gjithashtu, kancelarja iu drejtua biznesit me kërkesën për t’i dhënë shtetit lirinë e veprimit për daljen nga kriza. Megjithatë, ajo u shpreh kundër zgjerimit të pjesëmarrjes së Gjermanisë në mekanizmin europian të stabilizimit financiar, gjë për të cilën kishte bërë thirrje më herët, kreu i FMN-së, Kristin Lagard.

Ekspertet theksojnë veçorinë e Forumit sivjet: për herë të parë, në qendër të vëmendjes është shpëtimi i vendeve të fuqishme dhe jo ndihma për vendet e botës së tretë. Ngrohja globale dhe çështjet energjitike, janë zhvendosur, gjithashtu, për në fund të rendit të ditës. Evgenjia Jasina, ekonomiste ruse me autoritet, komenton:

- Një prej dhuntive të drejtuesit të pazëvendësueshëm të Forumit, Klaus Shvab, është se e cakton rendin e ditës në mënyrë të pagabueshme. Dhe dalja e Angela Merkelit, në cilësinë e çeljes së aktivitetit nuk është rastësi. Me sa duket, do të vijë puna të kërkohen, gjithësesi, zgjidhje radikale për eurozonën. Gjithçka, që është propozuar deri tani, ka qenë përpjekje për t’u kthyer në situatën në prag të krizës. Por tani, me sa duket, jemi skaj të mundësive të vendeve të eurozonës.

Ekspertët vërejnë, gjithashtu, se për herë të parë që prej 30 vjetësh, Kina e ka injoruar Davosin. Pekini lë të kuptojë, se nuk i interesojnë më tutje problemet tërkuzë të Europës. Ekonomisti Aleksandër Osin supozon se këtu ka të ngjarë të ketë edhe shkaqe politike:

- Kina gjendet, këtë moment, në një konfliktit politik, të pashuar ende, me BE-në për problemin iranian. Në përgjithësi, Kina është e orientuar tani drejt faktorëve të tjerë. Megjithatë, Kina është ai vend kyç, shpatullat e të cilit mbajnë tani gjithë rindërtimin. Kina vijon të blejë borxhin amerikan dhe jo një herë është prononcuar, se vendet e BRIKS-it janë gati të marrin pjesë në rritjen e fondeve të FMN-së.

Ditën e dytë të Forumit do të mbahet sesioni plenar i Rusisë. Në një tryezë të rrumbullakët të posaçme do të marrin pjesë kreu i delegacionit rus, Zv.kryeministri i parë, Igor Shuvallov, ish-ministri i financave, Aleksei Kudrin, presidenti i Bankës Europiane per Ndërtim dhe Zhvillim, Tomas Mirov. Diskutimi do t’i kushtohet prognozës së zhvillimit të vendit në vitin 2012. Paraprakisht, në një rradhë me deklaratat pas kuintave në Davos, foli edhe edhe Zv.kryetari i parë i Bankës Qendrore të FR-së, Aleksei Uljukajev. Ndër të tjera, ai theksoi se në fund të janarit rezervat valutore të Rusisë janë rritur, në krahasim me treguesit e vitit të kaluar. Veç kësaj, parashikohet, që në vitin 2012 rrjedhja e kapitalit nga Rusia të zëvendësohet me prurjet e tij.

Polina Çernica