Komisari i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj dhe përfaqësuesi special i OKB-së në Libi, Jan Martin janë të shqetësuar nga veprimet e pasuesve të Moamar Kadafit. Në mbledhjen e të mërkurës në Këshillin e Sigurimit, ata pranuan se pushteti i ri në Libi nuk ia ka dalë mbanë të marrë nën kontroll të plotë situatën në vend.

Jan Martin, deklaroi se përplasjet e paradokohëshme midis pasuesve të kolonelit të ndjerë dhe forcave të Këshillit të Përkohshëm Kombëtar (KPK) u provokuan nga të dyja palët. Pushteti arriti që me kohë t’i sheshonte këto incidente, por nuk ka asnjë garanci, se ato nuk do të përsëriten, deklaroi Navi Pillai.

Të hënën njësite të armatosura të pasuesve të Muamar Kadafit pushtuan qytetin Bani-Valid, ku pleqësitë shprehën mosbesim ndaj pushtetit qendror. Përplasjet atje ishin më të mëdhatë, por të tilla u shënuan edhe në Bengazi dhe Tripoli. Bani-Valid kaloi nën kontrolline forcave qeveritare të Libisë vetëm të mërkurën.

Shpërthimi i kadafistëve po shfaqet në sfondin e një krize të mprehtë, që ka mbërthyer edhe KPK-në, sikurse gjithë Libinë, vëren eksperti i Institutit të Studimeve Orientale, Aleksei Podcerob:

- Ekzistojnë mjaft kontradikta mes fiseve të ndryshme. Kontradikta mbi identifikimin kombëtar midis arabëve dhe berberëve. Duhet të veçojmë edhe një moment: të ashtuquajturit luftëtarë të lirisë dhe demokracisë erdhën në pushtet me ndihmën e aviacionit të NATO-s, forcave tokësore të Katarit, të Emirateve të Bashkuara Arabe, forcave speciale britanike dhe të legjionit të huaj francez.

Përveç kësaj, vetë revolucionarët janë të pakënaqur me mungesën e transparencës të veprimtarisë së qeverisë, me kompensimet e papaguara ndaj luftëtarëve si dhe me praninë e ish-funksionarëve të regjimit të Kadafit në udhëheqjen e vendit. Kjo është arësyea që ekspertë të shumtë theksojnë, se KPK-ja nuk është e aftë të kontrollojë situatën në terren. Për më tepër, drejtori i Qendrës të Studimeve Orientale, në Akademinë Diplomatike të MPJ-së së FR-së, Andrei Vollodin shpreh bindjen si vijon:

- Nuk ka patur kurrëfarë revolucioni libian. Ky është një trillim i mediave perëndimore. Që në fillim u duk mjaft qartë, se personat që morën pushtetin pas përmbysjes së regjimit të Kadafit, nuk do të jenë në gjendje as të drejtojnë vendin, as ta mbajnë atë të bashkuar dhe as të ruajnë tërësinë teritoriale.

Konstantin Garibov