Anëtarët e parlamentit iranian mund të miratojnë të dielën e ardhshme projektligjin mbi ndalimin e furnizimeve të naftës nga Irani në vendet e Evropës para se të hyjë plotësisht në fuqi embargoja ndaj importeve të naftës iraniane e BE-së. Për këtë njoftoi Kryetari i Komitetit të Energjisë të Parlamentit iranian.

0Të hënën e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së miratuan vendosjen e embargos ndaj furnizimeve të naftës nga Irani që nga data 1 korrik.