Banka Qendrore e Rusisë nuk pret falimentimin e zonës së monedhës unike evropiane dhe nuk planifikon të ndryshojë seriozisht strukturën e rezervave ndërkombëtare, njoftoi Nënkryetari i parë i saj Aleksei Ulukajev në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

0Sipas fjalëve tij, Banka Qendrore ruse është e fokusuar në skenare reale, të tilla si recesioni evropian apo rënia e qenësishme e kursit të euros, por nuk pret kurrsesi kolapsin e eurozonës dhe refuzimin e euros si monedhë plotësisht të realizuar.