Anija kozmike ruse e mallrave “Progress M-14M” startoi më 25 janar në 23:06:40 sekonda sipas orës së Moskës (GTM) nga kozmodromi “Bajkonur” drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

0Siç njofton Qendra ruse e Drejtimit të Fluturimeve, anija do të çojë në orbitë më shumë se 2.6 ton mallra të ndryshme. Ankorimi i saj me SKN planifikohet të realizohet në 28 janar më 00:09 GTM. Anija paraardhëse e transportit “Progress M-13M” u largua sipas planifikimit nga orbita më 25 janar, ndërsa fragmentet e saj u fundosën në rajonin e ndaluar për lundrime të Oqeanit Paqësor.