Shqipëria tani për tani refuzon planet për projektimin dhe ndërtimin e centralit bërthamor, i cili mendohet të vendoset në afërsi të kufirit me Malin e Zi, në zonë sizmikisht aktive. Për këtë deklaroi të mërkurën Kryeministri shqiptar Sali Berisha.

0“Unë e konsideroj energjinë bërthamore si energjinë më të pastër e më të lirë, por ajo që ndodhi në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1”, më detyron ta rishikoj këtë pozicion”, - tha Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjatë vizitës së vet në Mal të Zi.