Negociatat intensive dyditore nën patronazhin e OKB-së mbi të ardhmen e Qipros nuk sollën rezultate të prekshme. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon deklaroi se mund të flitet vetëm për një përparim të kufizuar.

Ky takim u bë i pesti, i organizuar nga Ban Ki-moon, me shpresë të arritjes së rezultatit të dëshiruar deri në korrik, kur Republika e Qipros do të marrë presidencën në Bashkimin Evropian.

0Në fund të marsit Ban Ki-moon do të marrë vendimin nëse duhet thirrur apo jo konferenca ndërkombëtare me qëllim që të arrihet në marrëveshje mbi ribashkimin e ishullit të ndarë.