Në qendër të Rio de Janeiro, në rajonin e ndërtesave historike dhe zyrave, u shembën 2 godina shumëkatëshe. Ka të vrarë dhe të plagosur. Nuk dihet se sa persona kanë mbetur nën rrënojat e tyre. Sipas të dhënave të pakonfirmuara, ndodhi edhe shembja e një godine të tretë me pak kate.

Punimet shpëtuese dhe ato të pastrimit të rrënojave po zhvillohen me ndihmën e fenerëve dhe projektorëve, meqenëse në rajonin e tragjedisë është prerë energjia elektrike për të shmangur qarqet e shkurtra të mundshme dhe shpërthimin e zjarreve. Në qendër të qytetit është ndryshuar e gjithë skema e trafikut rrugor. Godinat e shembura ndodheshin në një nga zonat më të gjallëruara të qytetit.

0Tani për tani nuk është saktësuar shkaku i shembjes së ndërtesave. Disa dëshmitarë okularë konfirmojnë se godinat u shembën pas një shpërthimi.