Presidenti rus Dimitri Medvediev pranon se në Rusi ekziston një presion i caktuar mbi mediat, por mohon megjithatë prezencën e censurës së rreptë.

0“Unë mund të pajtohem plotësisht me mendimit tuaj se mbi mjetet e informimit masiv shpesh herë ushtrohet presion. Por kjo nuk do thotë se ne kemi në vend një censurë të shfrenuar”, - deklaroi Dimitri Medvediev në takimin me studentët e fakultetit të gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU).