Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, nuk do t’i vërë në dispozicion Aleancës së Atlantikut të Veriut territorin e vet për dhënien e goditjeve ushtarake mbi Iranin, deklaroi Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoğlu.  

0“Turqia nuk i ka lejuar kurrë askujt që ta shfrytëzojnë atë dhe nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me ata që duan t’i shkaktojnë ndonjë dëm vendeve fqinje me të”, - deklaroi Ahmet Davutoğlu.